Një aksion është zhvilluar në Lezhë gjatë ditës së mërkurë nga policia e shtetit ku është bërë i mundur arrestimi i 3 personave.
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi pasi lëvizje me armë me vete, dhe në banesë kishte municione luftarake.
“Si rezultat i kontrolleve shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, në Laç, në magazinën e lokalit në përdorim nga shtetasi V. Ll., është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ll., 46 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ka njoftuar policia.
Po ashtu Zef Shyti, është arrestuar pasi është akuzuar për ngacmim seksual dhe Gjykata e Apelit i ka dhënë dënimin prej 2 vitesh.
“Gjatë kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Zef Shyti, banues në Kurbin, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ka shtuar policia.
Gjithashtu një 31-vjeçar është arrestuar pasi kishte kultivuar bimë narkotike.
“Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit K. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Gjadër, Lezhë,” ka përfunduar policia.