-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-presidenti sigurims? Partia e Lirisë: I.M. është person tjetër, s’ka lidhje me Metën

Kryesoret

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta deklaroi në një dalje urgjente për mediat, se ish-presidenti nuk ka asnjë lidhje me personin me inicialet I.M. që Autoriteti i Dosjeve, tha se ka rezultuar se ka qenë spiun i sigurimit të shtetit.

Silva Caka u shpreh se Ilir Meta nuk ka kërkuar kurrë informacion te “Dosjet” dhe se vendimi që Autoriteti ka publikuar i është dorëzuar personit me inicialet I.M. që sipas saj, nuk është Ilir Meta, por një tjetër person, që nuk ka lidhje me “kreun e Partisë së Lirisë”.

Silva Caka i kërkoi Autoritetit të Dosjeve që të reagojë dhe të sqarojë se kush është “personi me inicialet I.M. që kërkoi informacion dhe që mori përgjigjen”, që më pas iu fatura ish-presidentit.

Deklaratë për mediat e Sekretares për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka:

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!

LETRA E PUBLIKUAR SOT

Autoriteti i Dosjeve ka publikuar te merkuren në Facebook, një dokument sipas të cilit I.M. është vendosur në dijeni për këtë çështje.

Madje sipas këtij dokumenti, I.M. i është dorëzuar materiali prej 140 faqesh që figuron në dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Këto vendime, sipas dokumentit të publikuar, janë marrë që në 17 maj të këtij viti.

Vetë Ilir Meta u shpreh se ky është një manipulim me qëllim, organizuar nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Nuk la pa akuzuar edhe Lulzim Bashën, kur tha se Autoriteti i Dosjeve është produkt i paktit të 17 Majit.

Ish-Presidenti u shpreh se ka qenë që në 1992-shin deputet dhe ka kaluar tre herë filtrat ku ka rezultuar i pastër. Pasi sfidoi Autoritetin e Dosjeve që të nxjerrë letrat, theksoi se në Fakultetin e Ekonomisë ku përfundoi studimet kanë qenë studentë me të njëjtin emër dhe në klasën e tij, dy Ilir Metaj.

Gjithçka sipas tij është një lojë nga qeveria për të hequr mendjen nga afera e inceneratorëve. Akuza të fortë dhe ofendime kishte për Lindita Nikollën që e cilësoi “pulë” që “përdoret nga Edi Rama për nevojat personale”. Edi Ramën në fund e kërcënoi kur tha se “të filloj unë me e-mail-et nga Ë Jorku? Se ato janë cështje pastaj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit