Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka shprehur indinjatën e saj në lidhje me seancën e sotme në Kuvend, ku opozitës nuk u dha e drejta për debat.
Për mediat ajo ka thënë se lëvizjet e Ramës janë të papranueshme dhe se duhet me patjetër të jepte arsyet e shkarkimit të Ahmetajt.
“Besoj se ndryshimi i zv. kryeministrit duhet të bëhej dhe me një shpjegimi pse ndodhi. A kishte lidhje me aferat korruptive? A kishte lidhje me inceneratorët?
Ne na kanë rrëzuar çështje të tjera me rëndësi, por sot Nikolla doli hapur që nuk është mbi palët por është krah Ramës. Sot do doja të diskutoja dhe për hapjen e dosjeve, për iniciativën tonë.
Ne duam që dosjet të hapen me anë një të një ligji siç e kemi propozuar, i cili do të sigurojë ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni,” ka thënë Tabaku.