Me 103 vota pro dhe 3 kundër, duke përfshirë edhe të opozitës, Kuvendi i Shqipëria ka votuar pasditen e sotme shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/ kryeministrit.
E ndërsa kanë qenë pro shkarkimit të Ahmetajt, opozitarët kanë votuar kundër emërimit të Belinda Ballukut në postin e numrit dy të qeverisë. Megjithatë me 76 vota pro dhe 32 kundër ajo është zyrtarisht në postin e zv/ kryeministres.
Edhe Majlinda Dhuka me 76 vota pro dhe 32 kundër është emëruar ministre e re e shtetit. Tashmë do të betohen në Presidencë.