I arrestuari për vrasjen e Saimir Jakut, Dorian Keqi ka refuzuar që të tregojë se kush është njeriu që e kishte porositur dhe paguar për të ekzekutuar ish-drejtorin e OST-së për zonën e veriut. Ai ka deklaruar se punon në ndërtim, llaç dhe tulla.
Megjithatë, policia dhe prokuroria kanë një provë të fortë në dorë, shenjat e gishtave në shkrepësen që u gjet në vendin e djegies së makinës së autorëve që ekzekutuan Jakun, pranë komisariatit të policisë së Rrëshenit.
Kërkesa e Keqit për liri për vrasjen e ndodhur 6 vite më parë është rrëzuar. Policia deklaroi se Keqin e pagoi një grup kriminal në Kurbin.