-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina paralajmëron Amerikën që “të mos luajë me zjarrin”

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping patën një bashkëbisedim të gjatë mbi Tajvanin, ndërkohë që tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit nuk po zbuten.

SHBA i frikësohet një lëvizjeje të Kinës ndaj ishullit dhe kjo çështje u diskutua për 2 orë e 17 minuta në telefon mes udhëheqësve të dy shteteve.

Sipas mediave kineze, Xi Jinping paralajmëroi Joe Biden, duke i thënë: “Opinioni publik nuk duhet manipuluar dhe nëse luani me zjarrin, do të digjeni. Shpresoj që ta kuptoni qartë këtë gjë”.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë e pasqyroi kështu këtë diskutim: “Në Tajvan, Presidenti Biden nënvizoi se politika e SHBA-së nuk ka ndryshuar dhe se SHBA kundërshton fuqimisht lëvizjet unilaterale për të ndryshuar “status quo”-në e Tajvanit”.

Telefonata Biden-Xi ishte e pesta që nga shkurti i vitit 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit