Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të lejojë debatin për ndryshimet në qeveri. Ai tha se kjo ka qenë praktikë dhe qytetarët duhet të dinë se kush po i qeveris. Në fund të fjalimit, Nikollës i kujtoi thirrjen që i bëri dje me urgjencë për cështjen e dosjes së Autoritetit për ish-presidentin Ilir Meta.
“Zonja kryetare ka tre ditë që të kam paraqitur një kërkesë që kjo seancë të zhvillohet me debat. Ju jeni aty të zbatoni rregulloren, që deputetët të flasin. Sot do të shkarkohen dhe emërohet ministrat. Ministrat nuk janë lojtarë basketbolli, hiq një mbrojtës dhe vendos një sulmues.
Ju nuk keni të drejtë t’u hiqni të drejtën shqiptarëve se kush po qeveris. Se po ikin ata që qeverisin deri dje dhe rruga e mbarë u qoftë dhe po vijnë ata. Ju duhet t’u ktheni parlamentin deputetëve, shqiptarëve, të shqyrtojnë aktet e para të presidentit. Më thirrët dje, në pikë të mëngjesit e pataksur për një kërkesë të ardhur nga “Dosjet”.
E thatë shumë mirë, një kërkesë për ndryshim ligjor. Edh sot duhet të respektoni ligjin” kërkoi ai, por që pretendimi u rrëzua.