Ish-n/kryetari i LSI-së, që tashmë ndryshoi emrin në Parti e Lirisë, deputeti Petrit Vasili i ka dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku i kërkon që t’i vendosë në dispozicion letrën që mori nga Autoriteti i Dosjeve dhe që dje tha se “u trondit”, pasi ishte zbuluar se një figurë e lartë politike me inicialet I.M. kishte rezultuar se kishte qenë spiun i sigurimit.
Vasili pasi e cilëson qesharake dhe që sipas tij mashtrimi u vërteta më pas, i kërkon shpjegime Lindita Nikollës për letrën. Në dosjen që Autoriteti i Dosjeve i dërgoi Kuvendit, theksonte se Ilir Meta, pra ish-Presidenti kishte rezultuar se kishte qenë spiun i sigurimit, por kreu i Partisë së Lirisë e hodhi poshtë.