Prej ditësh ka mediat e biznesmenit Irfan Hysnbelliut kanë vazhduar për plasjet me drejtorin e Doganave, Gent Gazhelin.
PD në deklaratat për mediat është shprehur se Gazhelit po i dalin në shesh vjedhjet që ka bërë në doganë, duke u besuar kështu njoftimeve të mediave.
Deklaratave të PD-së, i është përgjigjur vet drejtori i doganave ku është shprehur se biznesmeni Hysenbelliu, i cili akuzohet për evazion të madh fiskal ka “blerë” dhe PD-në. Ai është shprehur se mediat e biznesmenit nuk ka guxim të publikojnë faktet mbiu veten e tyre dhe po tregohet të ulëta me sulmet ndaj doganave.
“Mesa duket Irfan Hysenbelliu ka marrë me qira stendën e Partisë Demokratike, ku lloj-lloj karagjozësh si puna e këtij halldupit të shokut Rustem dalin përditë me akuza idiote kundër meje! Idiotësitë që pastaj mediat e lira të zotit Irfan i ripërtypin si lopë të çmendura. Ndërkohë s’kanë asnjë kurajo të publikojnë asgjë nga përgjigjet dhe dokumentat zyrtare që hedhin poshtë shpifjet dhe shantazhet ordinere të Fanes! Një evazor shembullor që ka shumë llogari të hapura me ligjin fiskal, jo vetëm me Doganën Shqiptare, përdor Partinë Demokratike si kioskë tellallesh. Se atë Partinë e Lirisë e ka pasur gjithmonë si oficer që ka qenë kur shoku Ilir bashkëpunonte me strukturat ligjzbatuese të komunizmit,” është shprehur ai.