Një djalë 6-vjeçar ka qëlluar me armë për vdekje motrën e tij 5-vjeçare në shtëpinë e tyre në Indianë lindore. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Muncie. Vajza u dërgua në Spitalin IU Health Ball Memorial, por aty u shpall e vdekur nga mjekët.
Jacob Grayson u tha hetuesve se djali i tij 6-vjeçar mori një nga dy pistoletat e mbushura nga një kasafortë dhe qëlloi motrën e tij.
Grayson dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Kimberly Grayson, u akuzuan paraprakisht për neglizhencë. Djali i tha policisë se gjeti çelësin e kasafortës në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe mori armën ndërsa nëna e tij po flinte. Prindërit i thanë policisë se djali i tyre e kishte hapur kasafortën më parë ndërsa Kimberly Grayson tha se ajo dhe burri i saj e kishin çuar djalin në një poligon qitjeje për ta mësuar se si të gjuante me pistoletë.