Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh sot se nuk ka asnjë mëkat që administrata publike ishte mbrëmjen e djeshme në koncert, pasi sipas tij ishte jashtë orarit të punës dhe kishte një arsye më shumë për të festuar. Ai hodhi poshtë pretendimet e gazetarëve se një pjesë e tyre janë sjellë me detyrim për të mbushur sheshin.
“Nuk arrij ta kuptoj, cili është mëkati që një punonjës i administratës jashtë orarit të punës të marrë pjesë në një koncert në darkë vonë, kur nuk ishte tubim politik, por një festë e të gjithë shqiptarëve.
Festohej 100 vjetori i marrëdhënieve me BE-në dhe hapja e negociatave. Një festë jo politike dhe jo partiake. Nuk kishte qytetarë vetëm të një ngjyre, apo një partie, që gëzonin, besoj se cdo shqiptar kishte arsye për të festuar, administrata publike ca më tepër se shumë detyra i takojnë pas festës, që duhet t’i shtrohet punës, pasi është kjo administratë që duhet të nxjerrë nga duart punën e anëtarësimit” tha ai.