Një 42-vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij në Durrës. Nga konstatimet e para policia dyshon të jetë vetë varur.
“Më datë 29.07.2022, në lagjen Nr.1 Durrës, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në banesë shtetasi E. Gj., 42 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë uniformat Blu.