-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja si ta bëni shtëpinë xixë në 10 minuta

Kryesoret

Shtëpia është një tmerr i vërtetë dhe as që kishe ndërmend ta rregulloje nëse s’do mësoje që pas pak do të vijnë njerëz! Ke shumë pak kohë në dispozicion dhe kurrsesi s’do të doje që ta shihnin shtëpinë në atë gjendje! 

Ekziston një metodë 10 minutëshë, që nëse e shfrytëzoni siç duhet, ja dilni ta bëni shtëpinë xixë! 

1.Fokusohuni në dhomën e ndenjes, kuzhinën dhe tualetin. Mos u shqetësoni për dhomat e gjumit sepse mysafirët tuaj nuk do të vijnë për të fjetur aty.

2.Vendosini fëmijëve DVD e preferuar dhe jepini diçka për të ngrënë. Kështu ata janë të zënë me diçka, nuk bëjnë rrëmujë dhe rrjedhimisht s’ju pengojnë me punët. 

3.Jepini vetes 3 minuta për pastrimin e dhomave. Merrni një kosh të madh (ose dy) dhe vendosni aty gjërat e shpërndara nëpër shtëpi: rroba të papastra, këpucët/shapkat e tepërta, lodrat, etj. Në dhomën e ndjenjes mblidhni librat, revistat, fletoret e fëmijëve dhe vendosini në një tryezë.

4.Merruni me tualetin dhe rregullojeni atë në 3 minutat e ardhshme. Mbyllni kapakun e VC-së, hidhni aromatizuesin, mbyllni perden e dushit, ndërroni peshqirët dhe zëvendësoji me të tjerë.

5.Kthehuni në kuzhinë: Keni edhe 3 minuta kohë për të fshirë tavolinën, pjesët poshtë saj. Mos harroni të mblidhni plehrat.

6. Minuta e fundit është për ju! Rregulloni flokët dhe parfumosuni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit