Serbisë do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse presidenti Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores që do të zhvillohet në Moskë më 9 maj, raporton The Telegraph.
Media shtetërore ruse raportoi se Aleksandar Vuçiç do të ishte një nga personalitetet e huaja të pranishëm, si dhe do të kontribuonte me pajisje ushtarake në spektaklin e 9 majit.
Në përgjigje, zyrtarët evropianë e paralajmëruan Vuçiç se vizita e tij do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të prishte ambiciet e vendit të tij për në BE.