-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiun i sigurimit? Meta: Palaçot të hetojnë nga çerdhja, gati të shkoj në prokurori

Kryesoret

Nëse prokuroria nis hetimet për të zbuluar nga erdhi e-maili që vendosi në lëvizje “Dosjet” për të verifikuar të kaluarën e Ilir Metës, ish-presidenti tha se është gati për të shkuar për të dhënë dëshminë e tij në organin e akuzës.

“Unë jam një milion % i pastër. Ata e dinë, unë e di burimin e kësaj intrige për të bërë këtë rrëmujë, sepse ka lindur një parti e re në opozitë dhe nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen 5 vite para, tani ka opozitë të vërtetë. Le të hapin të gjitha dokumentet nga çerdhja po të duan. Kam qenë student i Dhjetorit dhe në krye të proceseve demokratizuese në vend.

Kur ata ishin në ditët më të zezë dhe kur ky palaço u gjuante me gurë atyre socialistëve, Ilir Meta shkoi u dha zemër atyre socialistëve që të krijohej një balancë dhe të reformohej dhe të bëhej një parti më shqiptare, ata u kthyen pranë te Dushani në ’41. Unë kam çdo gjë të qartë dhe jam 10 hapa para këtyre karagjozëve”. Po nëse do ta thërrasin në prokurori për këtë çështje a do të shkojë? “Pa asnjë diskutim” tha Meta.  

I pyetur për koncertin mbrëmjen e djeshme, ai tha “Mbrëmë kam qenë i ftuar nga Presidenti i Republikës në një darkë ku ka qenë edhe Yuri Kim dhe përfaqësues të tjerë të këtij vendi. Paradite kam dëgjuar edhe një fjalim qesharak të një halldupi aty (Ramës), por për të treguar respekt për rastin e 100 vjetorit kam qëndruar me durim. Edhe nëse kisha ftesë nuk është momenti për të harxhuar miliona euro në këtë kohë krize” tha ai për koncertin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit