-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mësohen emrat e 3 deputetëve që votuan kundër shkarkimit të Ahmetajt

Kryesoret

Ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj u shkarkua të enjten në Kuvend pas hedhjes në votim të vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Shkarkimi i tij u miratua me 103 vota pro, ndërkohë që vetëm tre deputetë që ishin të pranishëm në sallë kanë votuar kundër.

Kanë qenë tre deputetët e LSI, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt.

Këta tre deputetë kanë votuar kundër edhe dy vendimeve të tjera të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri, konkretisht emërimin e Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministre dhe atë të Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit