Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe mekanizmit europian të mbrojtjes civile. Lajmin e dha ministri Niko Peleshi. Ai tha se kjo do të thotë se në rast emergjence të zjarreve apo fatkeqësive të tjera vendet e BE-së do të na ndihmojnë.
“Ne dorëzuam kërkesën, aplikimin dhe tani jemi në fazën finale. Ka brenda vende të BE-së dhe partnerë jashtë. Shqipëria sapo ka filluar bisedimet e anëtarësimit dhe anëtarësimi në këtë mekanizëm është pjesë integruese.
Kjo na jep më shumë akses dhe prioritet dhe përgjigje të vendeve që janë pjesë në rastet e emergjencave. Ka dy javë që ka filluar sezoni i zjarreve, cdo vit vjen me temperatura më të larta edhe për shkak të ngrohjes globale. Kjo sjell më shumë vatra zjarri” tha ai.