Kjo e hënë do të nis me ndryshime të reja në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas një njoftimi të qeverisë të gjithë shtetasit serbë të cilët do të hynë në Kosovë duhet të pajisen me një dokument hyrje/dalje. Do të përdorin këtë dokument dhe jo letrat e identifikimit.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje,” thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.