Zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin pasditen e sotme dhanë detaje lidhur me sulmin masiv kibernetik ndaj sistemeve dy javë më parë, por edhe punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve, si edhe masat e marra për më tutje.
“Mbi 98% e shërbimeve online janë funksionale. E-Albania është kthyer për 1242 shërbime. Puna vazhdon. Nuk janë prekur të dhënat e qytetarëve” tha Linda Karcanaj.