-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i PD-së: Kush janë politikanët, spiunë të UDB dhe KGB-së?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku që dje iu bashkua nismës së PS-së për rishikimin e ligjit të dosjeve, jo vetëm për të riverifikuar politikanët dhe zyrtarët që më parë kanë kaluar në filtër, por kërkoi që të hapen të gjitha dosjet.

Ai sot ka bërë një postim në Facebook, ku thotë se deri vitet ’90 sigurimi i shtetit bashkëpunoi me UDB dhe KGB dhe brenda dosjeve gjenden emra që sot mund të jetë të shantazhueshëm lehtë prandaj kërkoj hapjen e dosjeve.

“Sot, hapja e dosjeve te sigurimit te shtetit eshte edhe ceshtje e Sigurise Kombetare.

Pertej debatit moral dhe historik mbi nje plage te pambyllur  te presekutimit komunist,sot hapja e dosjeve te sigurimit eshte nje ceshtje e sigurise kombetare.

Eshte fakt i njohur qe edhe pse shteti komunist politikisht prishi marredheniet me Jugosllavine dhe Bashkimin Sovjetik ne periudha te ndryshme ,realisht sherbimet sekrete Sigurimi i Shtetit me UDB dhe KGB vijuan komunikimin e bashkepunimin deri ne fillim te viteve 90,derisa ne Shqiperi u permbys regjimi komunist.

Fakte te ketij bashkepunimi midis Sigurimit me UDB dhe KGB jane te bollshme.

Sipas shkolles ruse te KGB (nje model qe adoptuan te gjitha sherbimet e lindjes komuniste) nje nder karakteristikat e punes me rekrutimet jane se ato kryheshin ne baze familjare.

Pra ne rast se rekrutohej nje antar i familjes, ky rektutim sherbente si baze per te rekrutuar te tjere antare te familjes apo pasardhes,duke perdorur rekrutimin e njerit si shantazh shtrengues per te rekrutuar te tjere.

Ne Shqiperi ka patur rreth 66 mije individe strukture e cdo niveli e Sigurimit te Shtetit.

Eshte jashte cdo logjike qe lista e kesaj armate njerezish bashke me dosjet perkatese te mos jete ne dispozicion dhe te sherbimeve te tjera partnere me sigurimin e shtetit ,edhe si praktike pune edhe si vasalitet i rregjimit ndaj padroneve.

Logjikisht nuk mund te perjashtohej Shqiperia nga kjo procedure pasi e njejte ka qene dhe per vende te tjera ish komuniste ne lindje.

E nese kjo ka ndodhur dhe une besoj se kjo ka ndodhur.

Keto kontigjente apo pasardhes se tyre,edhe ne nje pozite viktime sot jane ne rrezik dhe nje kontigjent qe mund te perdoret si terren rekrutimesh,nga  fuqi qe jane kthyer ne konflikt te hapur politik dhe ushtarak dhe ne perplasje strategjike me aleancat demokratike Nato dhe BE.

Hapja e dosjeve cliron kete kontigjent njerezor nga ky ankth e shantazh i mundshem qe nuk synon fitore politike ne vend,por qe permes perdorimit e shantazhit, permes mbeshtetjes e promovimit te kontigjenteve te rekrutuar sidomos ne nivele te larta shteterore e vendimmarrese mund te rrisin ambicjen drejt devijimit te kursit dhe orientimit strategjik te Shqiperise dhe Stabilitetit te vendit dhe ne cenim te interesave kombetare” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit