Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për heqjen e sekuestros për firmën ‘Alba Exotic Fruit’ të Eduart Dautit, pasi në kontejnerët e saj është gjetur 6 herë kokainë me një sasi rreth 180 kg.
Hetimet për dosjen vazhdojnë, por Dauti kërkoi heqjen e sekuestros për kompaninë. Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni janë të ndaluar nga drejtësia. SPAK duhet të dalë me një konkluzion deri në 13 tetor për të çuar dosjen në gjyq.
Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit” dhe 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, që ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.