Në orët e para të ditës së sotme në Elbasan u regjistrua një krim në familje. Ramiz Mici 37 vjeç vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi 37 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ditën kur Jetlira Elezi kishte vendosur ta largohej duke i dhënë fund kësaj bashkëjetese.
Tre ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt ndërmjet tyre dhe për këtë policia e kishte shoqëruar 37-vjeçarin për dhunë, por që më pas u lirua. Që nga ky incident ata jetonin në dhoma të ndryshme, por në të njëjtën banesë të marrë me qira.
Por pavarësisht se burri u denoncua për dhunë dhe më pas u lirua, viktima edhe pse kishte bërë kërkesë nuk ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
Xhelozia mendohet shkak i ngjarjes.