-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta spiun? Socialisti i parë që del kundër Ramës: Kjo është lojë politike

Kryesoret

Ish-deputeti dhe drejtuesi i PS-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, por që nuk arriti që të futej në Kuvend, Ervin Bushati nuk beson se Ilir Meta ka qenë sigurims.

Ai thotë se debati është hapur për lojë politike, pasi sipas tij, ish-aleati i dikurshëm, sot në opozitë ka kaluar disa filtra dhe në të kundërt do të ishte dështim i institucioneve.

“Ti po bën pyetjen, a është politika, politike? E para, Ilir Meta ditën që ka qenë President ka shkruar atë fjalimin, kur të bëhej kryetar i partisë. Ndërroi emrin e partisë, por jo pronarin.

Ka një plan për t’u bërë kryeministër. Unë besoj se është lojë politike. Unë personalisht nuk mendoj se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Atëherë do të ishte dështim i institucioneve që nuk e kanë thënë. Aty kanë dalë disa iniciale, nuk e di përse i ka djegur Ilir Metës. Unë besoj se nuk ka qenë, ka kaluar, ka qenë kryeministër, president.

Dosjet zakonisht i përdor Berisha, mund ta ketë nxjerrë Berisha. Ai lëshon herë pas here ndonjë dosje. Ne e zgjodhëm president Ilir Metën, nuk mund të….” tha Bushati në Klan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit