Aksioni opozitar me deklarata nga selia e PD-së dhe reagime në rrjetet sociale ka rënë në qetësi për fundjavë për të rimarrë energji për fillimin e javës.
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndet demokratët me një foto nga bjeshkët e Rugovës.
Ai shfaqet krah të shoqes Liri Berisha dhe mbesës së tij, vajzës së Shkëlzen Berishës.
“Miq, ju përshëndes me këtë foto nga Bjeshkët e bekuara, Rugovë, ku çdo ditë fluturon mendja ime” shkruan ai.