Një grua 54-vjeçe nga Tirana ka ndërruar jetë sot te “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Viktima me inicialet I. Y. ishte banuese në Tiranë dhe kishte shkuar për pushime në qytetin bregdetar, por duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.