-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria, shtet artificial”! Ministria e Kulturës hesht përballë skandalit të Hodgesit

Kryesoret

Një javë më parë, studiuesi Auron Tare publikoi një video, ku kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilësonte Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar.

Reagimet ishin të shumta nga studiues, arkeologë, historianë, por padyshim edhe nga politikanët. “5pyetjet.al” iu drejtua me një kërkesë Ministrisë së Kulturës së drejtuar nga Elva Margariti për një përgjigje nëse ishte njohur me videon dhe cilat do të ishin veprimet që do të ndërmerrte?

Kërkesa për informacion u dorëzua në datë 25 korrik, por deri më sot, ministria e Kulturës ka refuzuar që të përgjigjet përballë këtij skandali.

Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike” deklaron Hodges në video.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit