-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apollon Baçe për “5pyetjet.al”: Richard Hodges, Rama dhe Soros

Kryesoret

Argumenti bazë i Kryeministrit Rama për privatizimin e Butrintit është  “Parku i Butrintit do bëhet si themi ne,  sepse ne dimë se çfarë bëjmë. Ju vazhdoni të flisni.” Pak a shumë “karvani leh, qentë ecin para”. Rama pyet çfarë keni me Riçardin, dmth me këshilltarin e tij Richard Hodges të sapo emëruar drejtor të PPP-së Parku Kombëtar i Butrintit. Autorin e panegjirizmit “qëllova me fat të jashtëzakonshëm që falë fondacionit Open Society-s u emërova këshilltar i ministrit idiosyncratic të kulturës Edi Rama.

U jam tejet borxhli Open Society-s dhe Edit.” Çka dhe zbulon krejt rastësisht  gjithëpranishmërinë e Soros dhe lidhjen e shkurtër Soros- Hodges– Rama. Se çfarë kanë të tjerët me Hodges-in nuk e di, por tek unë ai shkakton atë drithërimën e përballjes me armikun e Identitetit të Kombit, përkatësisht të Kombit pasi Komb pa identitet nuk ka.

Ashtu siç dhe nuk ka akull të ngrohët. Duke flakur njëdorasi në gropë Glaukian e Taulantëve, Skënderbeun dhe Ismailin. Po e teproj? Në shkrimin “ç’groposja dhe dezintoksikimi i helmit “(Excavating away the ‘poison’), helmi sipas Hodges  është fraza e përbindshme “Përveç kulturës  Helene e  Romake  në këtë  zonë  ishte zhvilluar  edhe  lulëzonte një  kulturë  tjetër  e  lashtë, kultura Ilire.”

Aq monstruoz dhe të pabesueshëm e sheh ai këtë frazë, saqë përveç përkthimit në anglisht e sjell edhe origjinalin shqip. Në kuptimin që sado të ju duket e pabesueshme, ja ku e keni origjinalin. Hodges vazhdon me frazën “(këto mendime) socialistët e pasluftës… i  sprucuan mu në mes të minoritetit grek të ngushticës së Korfuzit…

Sigurisht që në vitin 1991, minoriteti grek mori kontrollin e Sarandës dhe të prapatokës së saj, ashtu siç kishte bërë edhe në vitin 1913-1914 me Republikën Autonome të Vorio Epirit.”  Fjala alarm, vjen nga frëngjishtja a l’arme, kapni armët. Si gjatë rrëmujave të piramidave.

Për të arkeologjia e para 90’ ishte një “sekt special  që gërmonte pa dokumentacion shkencor, thjesht për të promovuar konkluzionet e regjimit për gjoja qytetërimin ilir.” Akoma më zi “Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili  ndoqi ideologjinë eksplicite nacionaliste në menaxhimin dhe konservimin e monumenteve shqiptare”.

E kam ripërsëritur aq shpesh brenda dhe jashtë parlamentit frazën e Eternal Butrint-it të Hodges, “Saranda,  qyteti i bukur grek që fuqitë e mëdha ja falën padrejtësisht Shqipërisë,” sa mu krijua kompleksi i papagallit.

Por më kot: baballarët dhe mamallaret e majta të Kombit, të zgjedhur nga Kombi, për të keqen e Kombit  votuan “grusht bashkuar rreth partisë” për PPP Parku kombëtar i Butrintit” dhe Hodges-in si të parë të PPP Parkut kombëtar i Butrintit.” “e folura mbetet e shkruara Video e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e sqaron edhe më mirë kush është “miku dhe këshilltari fatlumë Richard Hodges i Kryeministrit Rama dhe fondacionit “open society” të Soros.

Përkthimi i fjalës së Hodges: Butrinti është këtu, shteti (Shqipëria) është atje. Është një shtet artificial, që u krijua në vitin 1913 pa një shqiptar të pranishëm  nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër, nga Grey, ai i çajit. [1] Bënë një vendim politik pas luftës të dytë ballkanike. Pas një çasti të shkurtër, kjo zona këtu ishte Epirus Vetus,[2] një zonë e veçuar. Por pas ndërhyrjes të fuqive të mëdha të kohës ky Epirus Vetusi u mbyll dhe shumë grekër u nisën për në Korfuz dhe pikat e tjera jugore

“Iluminizëm do të thotë thyerje e vargonjve të frikës për të gjykuar pa diktatin e tjetrit” thotë Kanti, “Sapere aude” ! Guxoni të mendoni me mendjen tuaj !” E pavlerë kjo për të përzgjedhurit e majtë, “gungaçin vetëm varri e drejton” thotë proverbi rus. Rëndësi kjo ka për njeriun shqiptar: emigrantin, shoferin e autobusit, profesorin, policin, studentin. “Njerëz ju dua. Jini vigjilentë” ishte fraza e fundit e “Reportazh me litar në fyt” e Julius Fučík. Pak para se ta varnin.


[1] Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913..”.(Edwards Grey, Memoires, 1927, Paris, 248

[2] Emërtim i periudhës Dioklecianit në fund të shek 3 e.s. Në shek e 9 riemërtohet Tema e Nikopolit dhe përmendja si Epirus Vetus ka për qëllim vetëm reminishencën me Vorio Epirin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit