-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët dynden për pushime në atdhe

Kryesoret

Fluks i lartë në hyrje në Rinas dhe Kakavijë. Policia kufitare ka shtuar masat duke rritur sportelet me qëllim menaxhimin e fluksit të lartë të turistëve, vizitorëve dhe shqiptarëve, që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri pasditen e sotme kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Rinasit, 23000 shqiptarë dhe të huaj, ndërsa nëpërmjet Kakavijës, rreth 7000 persona.

Policia Kufitare thotë se ka marrë të gjitha masat për të eliminuar vonesat duke “shtuar në maksimum sportelet në hyrje”.

Në Kakavije janë koordinuar veprimet me palën greke, e cila “ka shtuar gjithashtu sportelet. Lëvizja vijon normalisht dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë apo vonesë, përveç fluksit të lartë” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit