-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zemaj: Ikja e mjekëve nga Kosova, e pashmangshme

Kryesoret

Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mosvlerësimi i punës profesionale të mjekëve është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi nga Qeveria edhe ikja e tyre është e pashmangshme, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh se nëse në një afat të shkurtër kohor nuk ka intervenim në përmirësimin e kushteve për profesionistë shëndetësorë, sipas tij, Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve.

“Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mos vlerësimi edhe i punës profesionale të mjekëve që po ndodh në këtë Qeveri është papërgjegjësi e madhe dhe është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi edhe ikja e tyre është e pashmangshme. Ka një vit e gjysmë e më shumë sulmohen në mënyra të ndryshme pa asnjë mbrojtje ligjore nga ministria e shëndetësisë dhe pa asnjë avancim në këtë drejtim”, ka thënë Zemaj për EkonomiaOnline.

Sipas Zemajt, lista e pritjes e marrjes së shërbimeve tashmë është fenomen shqetësues për shkak të paaftësisë menaxheriale të ministrit Rifat Latifaj dhe Qeverisë.

“Në një afat të shkurt kohor nëse nuk ka intervenim në përmirësimin e kushteve dhe vlerësimin e punës së tyre, Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve. Lista e pritjes tashmë është fenomen shqetësues e marrjes së shërbimeve në qendrat klinike universitare dhe spitalet rajonale pikërisht për shkak të paaftësisë menaxheriale të këtij ministri dhe kësaj Qeverie”.

“Operaturat me muaj nuk punojnë. Ndërsa për të bërë termin duket që fundi i vitit 2023 tash është në radhë në QKUK. Jemi para një kolapsi shëndetësor”, deklaroi Zemaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit