Mbrëmjen e sotme është tensionuar në veri të Kosovës, për shkak se pas pak orësh pritet të hyjë në fuqi reciprociteti, i cili lidhet mes një sërë marrëveshjes të nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe ajo serbe.
Gjatë së dielës në Mitrovicë është dëgjuar disa herë sirena e alarmit, e cila tregon se situata është tensionuar. Më herët u raportua në media se ka patur dhe të shtëna me armë në drejtim të policisë së Kosovës, por që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Gjithashtu disa serbë në veri kanë bllokuar rrugët me kamionë, gjë që ka bërë që qeveria e Kosovës të mbyllë pikat kufitare të Jarinjes dhe Bernjakut.
Ndërkohë që vetëm disa minuta më parë janë dëgjuar sërish sirena alarmi në Mitrovicë