Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi ka konfirmuar rastin e parë me linën e majmunit.
Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, raporton Vijesi25.
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë.