Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë vendosi shtyrjen e afatit për mbulimin e targave serbe.
Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se është shtyrë afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe deri në tetor.
“Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë. Afat ky që shtyhet deri më 31 tetor 2022”, thuhet në njoftim.