Britania e Madhe regjistroi temperaturën e saj më të lartë në histori.
Ndërsa temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në kryeqytet, zjarret filluan të përhapeshin me shpejtësi nga bari i thatë nëpër parqe.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të nxjerr nga shtëpitë banorët e zonës.
Zjarret rreth kryeqytetit shkatërruan dhjetëra dyqane dhe shtëpi. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës e përshkroi të martën e kaluar si ditën e saj më të ngarkuar që nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë në një deklaratë se flakët ishin një shembull tjetër se si “ne po sfidohemi gjithnjë e më shumë nga ekstremet e reja të motit ndërsa klima jonë ndryshon”.
Moti i nxehtë i verës është pjesë e një tendence më të gjerë rajonale, thonë shkencëtarët e klimës. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive në të gjithë Evropën gjatë katër dekadave të fundit, sipas një studimi të publikuar në fillim të korrikut.