Në bashkinë e Dropullit, në fshatin Goranxi, zjarri ende nuk është shuar. Zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e Gjirokastrës, por po avancon drejt perëndimit në drejtim të Finiqit dhe parkut të Syrit të Kaltër.
Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 11 fluturime dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Të parët që ndërhynë për shuarjen e zjarrit ishin banorët e zonës dhe zjarrfikësit, ndërsa më pas erdhën në ndihmë edhe dy avionë nga Greqia.