Një vatër zjarri është konstatuar këtë të diel në kodrat e Patosit, në zonën e njohur si Dukas.
Mësohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.
Po ashtu drejt vendngjarjes janë nisur forcat e zjarrfikëses, por flakët kanë përfshirë ullinjtë shekullorë.