Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 278 qytetarë, në këto bashki:
77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd, nga 5 qytetarë në Has, Delvinë, Devoll, Prrenjas, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, Gramsh, 3 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Përmet, Tepelenë, Peqin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec.
Janë 7,539 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçe
Janë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 278
Të shëruar në 24 orë 975
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 645
Testime totale 1,918,822
Raste pozitive 312,375
Raste të shëruara 301,288
Raste Aktive 7,539
Humbje jete 3,548
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,952
Fier 625
Durrës 573
Vlorë 454
Elbasan 393
Korçë 331
Shkodër 327
Berat 251
Gjirokastër 238
Lezhë 219
Dibër 114
Kukës 62