-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Veliajn: Po shkel ligjin

Kryesoret

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka cilësuar sfidë që bashkia e Tiranës po i bën Gjykatës Kushtetute.

Përfaqësues të Aleancës kanë kallëzuar në SPAK, Erion Veliajn për veprime antiligjore.

Këshilli bashkiak i Tiranës dhe kreu i kësaj bashkie Erion Veliaj ka kërkuar të hap garën për ndërtimin e teatrit të ri pas shembjes së teatrit ekzistues. Për veprimin e kryebashkiakut Veliaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës. Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se Veliaj nuk po merr në konsideratë vendimet e gjykatave.

Këshillit Bashkiak më datë 26.07.2022  hapi garën për Teatrin e Ri, bazuar në projektin e Bjarke Ingels, ndërkohë që nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Regjisori Robert Budina ka deklaruar se Teatri do të ndërtohet ashtu sic ka qenë dhe në të njëjtin vend.

Më datën 2 korrik të vitit 2021 Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb në muajin maj të vitit 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit