Magazina e një pike karburanti në Durrës është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ndërsa sipas policisë nuk ka persona të lënduar.
Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.