I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për Dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar në lidhje me shtyrjen e afatit për zbatimin e reciprocitetit të targave.
Ai ka thënë se ishte Josep Borrelli, ai që e propozojë shtyrjen e vendimit.
Po ashtu nga ana tjetër dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin kishte propozuar që vendimi për reciprocitetin të shtyhet për një muaj.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrelit për shtyrje për 1 mua të vendimit për reciprocitetit. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.