-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagimet në Maqedoninë e Veriut për situatën në veri të Kosovës

Kryesoret

Presidenca maqedonase ka thënë se është duke e ndjekur me vëmendje situatën në veri të Kosovës.

“Presidenti (maqedonas, Stevo) Pendarovski rregullisht e përcjell situatën në Kosovë, si fqinji ynë. Një vlerësim specifik sesi zgjidhja në Kosovë do të ndikojë në situatën e sigurisë në vend, do të mund të jepet në përputhje me rrjedhën e më tejshme të zhvillimeve, marrë parasysh se Qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë zbatimin e masave për një muaj”, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga kabineti i presidentit.

Ndërsa ish-ministri i Punëve të Brendshme në këtë shtet, Pavle Trajanov, ka thënë se nuk beson që do të ketë konflikt më të gjerë, pas tensioneve në veri.

“Është UNMIK-u, janë forcat e NATO-s, kështu që nëse ndërhyjnë ata do të ishte një konflikt i përmasave më të gjera, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por mund të përfshihet edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, kështu që mendoj se do të parandalohet”, ka thënë ai.

Kryetari i partisë maqedonase, E majta (Levica), Dimpatar Apasiev, ka shprehur mbështetjen e tij për serbët e Kosovës.

“Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë”, ka shkruar Apasiev.

Apasiev, partia e të cilit është e përfaqësuar me dy deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai ka theksuar në vazhdimësi se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut ka njohur shtetin e Kosovës më 10 tetor të vitit 2008.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit