Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit.
Meta ka deklaruar se jemi ende në kohë për ta parandaluar si fenomen. PO ashtu aia ka kërkuar bashkimin e forcave dhe nga intelektualët.
“Jemi ende në kohë për të asgjesuar këtë skenar ogurzi dhe të përllogaritur për shpopullimin e vendit.
Është detyrë e të gjithë shqiptarëve patriotë dhe sidomos e intelektualëve të reagojnë fuqishëm dhe të bashkojnë forcat dhe energjitë e tyre për të Ndalur Drejtimin e Gabuar.
Kjo nis me përshkallëzimin e luftës kundër Korrupsionit dhe garantimin e Referendumit, si i vetmi instrument, që rivendos Llogaridhënien në çdo nivel”, shkruan Meta.