-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratorët, Vasili: Rrjet mafioz me në krye Ramën, drejtësia nuk ka ku devijon

Kryesoret

Deputeti Petrit Vasili ka denoncuar skemën e vjedhjes përmes inceneratorëve si mafioze dhe me mbështetjen e plotë të shtetit.

Në një konferencë për mediat, Vasili tha se SPAK “do jetë i detyruar të veprojë, se mali me dokumente, ky është një fakt publik bëhet fjalë për miliarda lekë të shpërdoruara, nuk dihet se sa vete fatura po të bëhet llogari, bëhet fjalë për një vjedhje të paimagjinueshme.

“Një rrjet mafioz që ka pasur mbështetje kreun e qeverisë që në mënyrë kapilare ka paralizuar shtetin që nuk kontrollonte nuk monitoronte nuk hetonte, qoftë hetimi tatimor, apo policia kriminale, që mund të hidhnin dritë është një skemë e tillë të cilës maskimi publik e depozitimi në drejtësi do jenë dy rrugë pa kthim.

Ne do i bindim përditë pa u lodhur që kjo vjedhje po gërryen përditë dhe skema e përdorur është në dritën e diellit, është mafioze dhe monstruoze që ka pasur mbështetjen kryesore vendimtare të funksionimit të saj ka pasur shtetin.

Keni parë një shtet që dallon dhe lekun e fundit te biznesi më i vogël dhe ju e dini dhe s’ka parë miliardat që rrjedhin në këto kanale. Një skemë mafioze dhe e trashë se kanë qenë të sigurtë që nuk do zbuloheshin kurrë. Drejtësia nuk devijon dot që të reagojë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit