Arrestohet i riu, kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur
Policia e Korçës ka arrestuar një 23-vjeçar me akuzën e marrëdhënieve seksuale me një të mitur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M.R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Related
- Advertisement -![spot_img](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Image-2022-01-21-at-16.52.25-1-841x421.jpeg)
- Advertisement -![spot_img](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Image-2022-01-21-at-16.52.25-841x443.jpeg)