-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

G7 akuzon Rusinë se po i përdor si armë eksportet e energjisë

Kryesoret

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ka akuzuar Rusinë se po tenton të shndërrojë në armë eksportet e saj të energjisë. G7 u zotua se do të punojë që të sigurohet që Moska të mos e “shfrytëzojë” pozicionin e saj si një prodhuese e energjisë “për të përfituar nga agresioni i saj në kurriz të vendeve të cenueshme”.

Në deklaratën e G7-s të publikuar më 2 gusht u tha se Rusia me pushtimin e Ukrainës ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe se kërkoi që Moska t’i japë fund menjëherë të gjitha armiqësive.

“Ne sërish dënojmë përpjekjet ruse për të shndërruar në armë eksportet e saj të energjisë dhe për të përdorur energjinë si mjet gjeopolitik. Prandaj, Rusia nuk është një furnizuese e qëndrueshme e energjisë”, u tha në deklaratën e publikuar nga Qeveria britanike.

“Ne do të veprojmë në solidaritet dhe në koordinim të ngushtë për të zbutur ndikimin e ndërprerjeve të furnizimeve tek ekonomitë dhe qytetarët në mbarë botën dhe po ashtu në vendet tona, veçanërisht për të mbrojtur grupet më të cenueshme”, tha G7.

Në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore, Rusia ka ndërprerë furnizimet me energji për shtetet që i konsideron “jomiqësore”, duke rritur frikën në mesin e shteteve evropiane se nuk do të kenë mjaftueshëm furnizime për sezonin e dimrit.

Në deklaratë u tha se G7 – që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe Italia – do të vazhdojë të eksplorojë masa të reja për të parandaluar Rusinë që të përfitojë nga lufta e saj dhe për të “kufizuar” aftësitë e Moskës në luftën në Ukrainë.

G7 po ashtu u zotua se gradualisht do të heqë dorë nga energjia ruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit