-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propagandonte për ISIS-n, arrestohet i riu (EMRI)

Kryesoret

Bledar Zeneli është arrestuar sepse ka bërë thirrje për sulme terroriste duke përkrahur ISIS-n, në rrjetet sociale.

Ai është kapur ditën e sotme nga forcat e anti-terrorit.

Sot në orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin Bledar Zeneli, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dy vjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit