-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas një muaji eksport, Ukrania fiton 20 milon dollarë nga energjia elektrike

Kryesoret

Volodymyr Kudrytskyi, kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, ka njoftuar se Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në BE.

Ai madje theksoi se këta numra pritet të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

Eksporti i energjisë elektrike i sjellë Ukrainës afro 20 milon dollarë të paktën kështu tha Volodymyr Kudrytskyi, kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo. Gjithashtu ai shtoi se pritet që këta numra të rriten ndjeshëm në muajt në vijim.

Ukraina filloi me eksportimin e energjisë elektrike në BE përmes Rumanisë gjatë 1 korrikut. E kjo lëvizje erdhi në kohën kur BE-ja po tenton të largohet nga nafta dhe gazi rus, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë.

“Sot, të ardhurat nga eksportet që kishim me një kapacitet 100 MË, në muajin e parë na sollën më shumë se 700 milionë hryvnia, si operator i sistemit energjetik, për qasje në rrjetet e energjisë ndërshtetërore”, shtoi Kudrytskyi.

“Është e qatë se me rritje të volumit të eksportit të lejuar, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm”, tha për fund kreu i operatorit të rrjetit elektrik Ukrenergo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit