Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me raportin e OKB-së, i cili thekson se 1 nga 3 shqiptarë nuk kanë siguri ushqimore.
Sipas Braimllarit kjo ndodh në vendet ku qeveria është e korruptuar dhe arrogante me popullsinë saj. Po ashtu ai ka shtuar në vend të flasim për zhvillim të më tejshëm ekonomik, shqiptarët po përballen me luftë për mbijetesë
POSTIMI I PLOTË
Shqiperia ne varferi.
Sipas OKB rreth 1 ne 3 shqiptare vuan nga pasiguria per ushqim per shak te mungeses se parave dhe burimeve te tjera.
Shifer kjo me e larta ne europe.
Vendi çdo dite po perballet me pasiguri si pasoje e nje qeverie thellesisht te korruptuar, arrogante dhe te papergjegjshme.
Sot nuk flitet per zhvillim ekonomik te familjeve shqiptare, por po perballen me ekzistencen, po luftojne ne kufijte e varferise.
Qeveria nuk mbeshtet financiarisht qytetaret, nuk ul çmimet, nuk rrit rrogat.
Parate shkojne per oligarket dhe jo per qytetaret e thjeshte dhe familjet ne nevoje.
Angazhimi maksimal i Partise se Lirise do te jete revolucioni antikorrupsion qe do te ndeshkoje abuzuesit dhe parate e vjedhura do t’u a ktheje qytetareve.