Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, ndërsa sipas dëshmisë së qytetarëve, mjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është parë të kryej manovra të rrezikshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.