Ministria e Mbrojtjes njoftoi se për 24 orët e fundit ka raportuar 21 vatra zjarri nga të cilat 17 janë shuar dhe 3 janë ende aktive.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
• Fshati Pecë, bashkia Finiq.
• Në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë.
• Fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë.
• Fshati Ruzhdie, bashkia Patos.
• Fshati Daullas, bashkia Fier.
• Fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe.
• Fshati Rrapë, bashkia Pukë.
• Fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë.
• Fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë.
• Fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë.
• Fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë.
• Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës.
• Fshati Metallë, bashkia Shijak.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
• Fshati Postribë, bashkia Shkodër, ku ne oret e para te mengjesit ka filluar operacioni nen drejtimin e bashkise shkoder e mbeshtetur me 60 forca nga FA.
• Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar ne mesditen e dites se djeshme ne Parkun Kombetar te “Qafe Shtame”, gjate dites se djeshme nuk u be e mundur izolimi I kesaj vatre, dhe ne oret e para te mengjezit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbeshtetur nga efektive te FA dhe nga ajri me helikopter Cougar te MM
• Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rene ne nje siperfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM per fikjen e saj.
• Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim te vatres se shuar dite me pare, ne terren po punojne forcat zjarrfikese te mbeshtetur me 20 efektive te FA.
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore.
Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri.
Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.