-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina heton 752 raste për akuzën e tradhtisë ndaj atdheut

Kryesoret

Shërbimi shtetëror i sigurisë së Ukrainës thotë se po heton 752 raste që dyshohen  tradhti ndaj vendit. Sipas agjencisë, numri më i madh i rasteve është dokumentuar në rajonet e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

“Një hetim po zhvillohet për më shumë se 600 punonjës të prokurorisë që kaluan kufirin pas 24 shkurtit 2022. Puna e zbulimit të tradhtarëve gjatë luftës është çështje e sigurisë së shtetit tonë”.- tha në një deklaratë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Zyra shtoi se pesë prokurorë dhe tre zyrtarë publikë janë raportuar deri më tani për dyshime. Ukraina ka hapur gjithashtu 1,451 procedime penale për hetimin e krimeve kundër fëmijëve, tha zëvendësprokurori i përgjithshëm Igor Mustetsa.

Të paktën 668 nga procedurat e hapura përfshijnë dhunë ndaj fëmijëve dhe përfshijnë plagosje, vrasje dhe dhunë seksuale. 777 raste të tjera kanë të bëjnë me sulmet ndaj objekteve që kanë të bëjnë me fëmijët, shtoi Mustetsa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit